Limaj, Lushtaku e ish luftëtarë të tjerë të UÇK-së festojnë bashkë 28 Nëntorin në Burojë të Skenderajt
Në vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, në Burojë të Skenderajt, sonte janë mbledhur ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bashkë sonte janë bërë edhe politikanë nga PDK e Nisma Socialdemokrate, për të festuar 28 Nëntorin.
Të pranishëm në këtë festim janë edhe familjar të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Një video-incizim nga ky rast është publikuar nga ish-deputeti, Zafir Berisha.