Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk di të lexojë situata.
Sipas Limajt, Kurti ka qenë në anën e kundërt të historisë.
“Mos harroni, në krye të Qeverisë e keni një njeri i cili kurrë s’ka ditë me lexu situatën. Asnjëherë. Nëse për diçka është i njohur kryeministri i Kosovës është se ia ka huq gjithmonë situatave në Kosovë… Ky njeri, ky s’ka ditë me lexu kurrë situata për Kosovën, në temat e mëdha. Ka qenë në anën e kundërt të historisë, edhe njëherë po them, krejt kemi qenë Rambujesë, ky ka qenë kundër Rambujesë. Kemi qenë ndaj Vjenës ky ka bërë protesta, demonstrata”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Limaj theksoi se kryeministri Kurti nuk ka ditur ta lexojë as “luftën Ukrainë – Rusi”.