Live

Limaj: Nuk bëhemi pjesë e asnjë qeverie teknike, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

13:01 / 26 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai përjashton çdo mundësi tjetër përveç zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kundërshton edhe krijimin e një qeverie teknike.

Limaj ka thënë thotë se NISMA nuk do të bëhet pjesë e asnjë qeverie teknike, derisa potencon se vendit i duhet një qeveri e fortë dhe që është e gatshme të ballafaqohet me tema të rëndësishme.

Sa i përket ftesave të Gjykatës Speciale, Limaj thotë se ajo është krijuar për ushtarët e UÇK-së dhe askush nuk duhet të befasohet me ftesa të tilla.

Kujtojmë se kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të premten e javës së kaluar pas ftesës që kishte marrë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Shpërndaje në

U Kopjua