Live

Limaj thotë se nuk synon të bëhet kryetar i PDK-së, ka një propozim tjetër

22:47 / 09 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka komentuar aludimet që po bëhen për një kalim të mundshëm të tij dhe partisë së tij në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), dhe marrjen e pozitës të të parit të PDK-së.

Limaj ka thënë se PDK-ja e ka kryetarin saj dhe se është i interesuar për krijimin e një fronti të bashkuar opozitar.

“Ideja e një fronti të bashkuar është në vazhdën e një ide ku bashkohen zërat opozitarë, dhe janë të shqetësuar për çka po ndodhë në Kosovë. PDK e ka kryetarin e vet, unë jam për një bashkim të forcave opozitare… dhe kjo varet në vullnetin e partive të tjera opozitare të jenë pjesë e krijimi të këtij fronit”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Limaj tha se është e rëndësishme që të kuptohet se kjo qeveri do t’i sjellë të marrëveshje të keqe Kosovës, duke theksuar nevojën e krijimit të këtij fronit opozitar.

“Kur fola për opozitën jemi tu fol për çështje nacionale, për mua është shumë më rëndësishme që me kuptua ka më pru marrëveshje të keqe, për dy vite kanë ra në kurthin e Vuçiq…”, ka shtuar Limaj.

Shpërndaje në

U Kopjua