Live

Linja e autobuseve për Aeroport jo fitimprurëse

09:40 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Vendimi për linjën e rregullt Prishtinë-Aerport po del të jetë jo i duhur.

Kryeshefi Ekzekutiv i Trafikut Urban në Prishtinë, Lulëzim Rexhepaj për ekonomia online tregoi se kjo linjë nuk ka dhënë produktivitetin e pritur, dhe se janë duke operuar me humbje.

Zejnullahu thotë se për një muaj në këtë linjë udhëtojnë vetëm rreth 4 mijë udhëtarë, që është numër i vogël për të mbuluar shpenzimet, që sipas tij janë të mëdha.

“Linja e aeroportit një linjë e re e shumëpritur, nuk është në nivelin e dëshiruar, dhe them me përgjegjësi se jemi duke operuar me humbje. Në linjën e aeroportit për dy muaj janë dikur rreth 8000 mijë udhëtarë që i bie 4000 mijë për 1 muaj, dhe shpenzimet janë shumë të mëdha”, tha ai.

Në komunën e Prishtinës operojnë 51 autobusë, që janë të pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha linjat.

Por, kryeshefi Rexhepaj thotë se kanë në plan të blejnë edhe 30 autobusë të rinj, por për momentin thotë se janë duke e paguar kredinë për autobusët e blerë.

Shpërndaje në

U Kopjua