Prodhimi më i fundit i Disney-t, “Mbreti Luan” thyen rekordet. Vetëm 24 ditë pas premierës botërore, filmi ka siguruar fitime në rang global prej 1.334 miliardë dollar, vetëm nga shitja e biletave në kinema.
Në vetëm 3 javë, riprodhimi modern i “Mbretit Luan” ka tejkaluar të ardhurat e filmit “E bukura dhe bisha” apo të filmit të animuar “Frozen”.
Edhe pse tërësisht i animuar, Mbreti Luan është pëlqyer në të gjithë botën edhe nga të rriturit, që e shohin edhe si një film me aksion apo si një dokumentar të Disney dedikuar natyrës.
“Mbreti Luan” ka tejkaluar me fitimet e siguruara edhe suksesin e “Jurasic Park”, “Star Wars” dhe “Harry Potter” duke u shndërruar në “musical” më të madh të të gjitha kohërave.
Për filmin zërat kanë dhuruar artistë si Beyonce e Seth Rogen.