Policia Kosovës ka njoftuar se raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën e saj me targa vendore, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësorin zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore.
Raporti plotë nga Policia:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Nacionale, fsh. Konjuh, Lipjan 25.11.2022 – 17:20.
Raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën e saj me targa vendore, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësorin zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar.
Rasti vazhdon të hetohet.