Shkruan: Lulzim Beqiri
“Për UÇK-në dhe të vërtetën” me datë 3 prill duke filluar nga ora 10:00 -1300 në Hagë.
Këto ditë janë shtuar zërat për një protestë masive të bashkatdhetarëve në Hagë në mbrojtje të luftëtarëve të lirisë, që po mbahen padrejtësisht prapa grilave me dokumente të fabrikuara nga shteti kriminal serb e gjithashtu edhe nga një numër i konsiderueshëm i bashkëpunëtorëve të regjimit të Serbisë.
Ata janë ajka e shoqërisë sonë luftëtarët e lirisë e çlirimit të vendit, ata nuk meritojnë të përbuzën kaq egërsisht nga një pjesë e elitës politike kosovare e ndërkombëtare, prandaj mërgimtarët kanë marrë iniciativë që të protestojnë kudër mbajtjes së tyre padrejtësisht.
Edhe mërgimtari Adem Bajrami nga Drenica e Adem Jasharit, vëlla i luftëtarit të lirisë Raif Bajrami tashmë i ndjerë, komandat Sami Lushtakut e çlirimtarit Hashim Thaçi, po e ngrit zërin e tij tash e sa muaj nga shteti francez ku Ademi tash e sa vite ka emigruar për ti ikur torturave të policisë famëkeqe serbe, po tani ai nuk po ndihet i qetë sepse prapa grilave ka arkitektët e çlirimit të vendit,. Ademi po kërkon që të mbrohet dinjiteti i çlirimtarëve, ne nuk kemi çlirimtar për t’u tallur dhe nëpërkëmbur nga kjo gjykatë e padrejtë dhe e themeluar për të degraduar luftën e UÇK-së.
Shqiptarët e diasporës të cilët do të protestojnë në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen atje, janë në pritje të lejës së re për protestë nga autoritetet holandeze.
“Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë” është thirrja e protestës që synon të mbledh shqiptarë nga anë e mbanë bota.
Ademi edhe mund të ishte i qetë në Francë por padrejtësia ndaj luftëtarëve të lirisë nuk po e lë rehat, ai po bënë thirrje në mbarë Francën që bashkatdhetarët t’i bashkohen kauzës së tij fisnike e kombëtare në mbrojtje të luftëtarëve e çlirimtarëve nga okupatori serb.