Presidenti Joe Biden ka reaguar pas lirimit të tre pengjeve izraelite nga Hamasi.
Në një komunikim nga Shtëpia e Bardhë, Biden u shpreh se marrëveshja e sotme e armëpushimit ishte e njëjta që ai propozoi në maj dhe që e miratoi OKB.
“Lindja e Mesme është transformuar rrënjësisht. Pas kaq shumë dhimbjesh vdekje dhe humbje jete, sot armë në Gaza kanë heshtur”, ka deklaruar Biden.
Gjithashtu shtoi se Hamasi është dobësuar nga Izraeli dhe se udhëheqja e Hezbollah është shkatërruar.
“Tani i takon administratës së ardhshme që të zbatojë këtë marrëveshje”, ka shtuar më tej Biden.