Live

Lirohet nga burgu një nga spiunet më të njohura të Luftës së Ftohtë, shërbeu për Kubën

10:54 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ana Belen Montes, një nga spiunet më të njohura të Luftës së Ftohtë, e cila u zbulua se kishte spiunuar SHBA në emër të Kubës , është liruar nga burgu pas 20 vitesh.

Montes, tani 65 vjeç, ka punuar si analiste për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes dhe për dy dekada i ka dhënë Kubës informacione të klasifikuara.

Pas arrestimit të saj në 2001, Uashingtoni tha se ajo i kishte zbuluar Havanës pothuajse të gjitha operacionet e inteligjencës amerikane në ishull dhe për këtë arsye konsiderohej një nga “spiunët më të dëmshëm” për sigurinë amerikane.

Michelle Van Cleave, e cila drejtoi kundërzbulimin nën Presidentin Xhorxh W. Bush, i tha Kongresit në vitin 2012 se Montes kishte kompromentuar pothuajse gjithçka që dinim për Kubën dhe operacionet në ishull dhe qeveria e Havanës mund të përdorte të gjithë informacionin në avantazhin e tyre.

Pas arrestimit të saj, Montes u akuzua se kishte dhënë identitetin e katër spiunëve amerikanë. Ajo u dënua me 25 vjet burg, ndërsa gjyqtari e akuzoi atë për rrezikim të “kombit në tërësi”.

Shpërndaje në

U Kopjua