Live

​Lista e përditësuar e barnave esenciale dorëzohet në janar në MSh

11:32 / 25 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Komiteti për listën e produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuesve pritet që në janar të viti që vjen t’ia dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë listën e përditësuar të barnave esenciale.

E revidimi i kësaj liste po shihet si nevojë urgjente për pacientët kosovarë.

Kryesuesi i komitetit kyç të listës së produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuesve, Driton Vela tha se shumica e nën-komiteteve tashmë kanë ofruar propozimet e reja për të pasuruar listën e barnave esenciale, prandaj, ai beson që në janar do të mund të kenë të gatshëm një raport për këtë listë.

Sipas tij, kjo listë do të përpilohet sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Shumica e nën-komiteteve kanë përfunduar punën, disa nuk kanë propozime të reja, ndërsa një pjesë e madhe kanë propozime të reja dhe janë nga fundi, kështu unë jam shumë optimist që në janar çështja të përfundoj dhe në periudhën në vazhdim na ka mbetur neve si komitet kyç për t’i diskutuar të gjitha propozimet e reja dhe me vendos se cilat do të futen në këtë raportin përfundimtar…. 03’39 kur ta bëjmë këtë listë ajo duhet është kostoja, ne i marrim çmimet referente që janë në rajon dhe nxjerrim një mesatare dhe në bazë të asaj e kostatojmë këtë listë. Tash varet prej propozimeve, mundet në fund që kostoja përfundimtare me qenë edhe më e lartë se buxheti që është ndarë…në bazë të të dhënave që kemi është 60 milionë, por këto janë para që janë të ndara nga niveli primar dhe sekondar, ne e dërgojmë propozimin tonë dhe pastaj ata vendosin konform buxhetit”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës, Besim Kodra konsideron se revidimi i kësaj liste është tejet i rëndësishëm me qëllim që pacientëve kosovarë t’u ofrohet mbështetje për trajtim.

Kodra kërkoi që ky proces të përcillet me transparencë, pasi siç u shpreh ai, si shoqëri civile janë përjashtuar.

“Revidimi i listës së barnave esenciale duhet të bëhet sepse sëmundjet e barnat ndryshojnë në vazhdimësi, megjithatë, është besoj që ky kërkon një proces shumë transparent dhe duhet të ketë një rregull strikte se si duhet të bëhen listat e barnave esenciale. Meqenëse më herët kemi qenë pjesë e këtij komisioni, tash nuk jemi, kur nuk ka shoqëri civile, unë dyshoj shumë në kredibilitetin e procesit, por ajo që bëjë thirrje është që këto lista të ndërtohen nga bazë të standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila jep një pasqyrim më të mirë se si duhet me u bë“, theksoi ai.

Kryetari i PRAK-ut, Besim Kodra ka ngritur shqetësime se përditësimi i listës së barnave esenciale po bëhet pa protokollet shëndetësore.

“Problemi është se ne po ndërtojmë listë të barnave esenciale pa protokollet shëndetësore, në kushtet normale do të duhej t’i kishim protokollet e ato të na i caktonin cilat janë barnat esenciale që duhet t’i kemi për faktin se protokollet nuk kanë lëvizur, ose ka lëvizje shumët të vogla por ato janë shumë të vogla, është dashur dinamik shumë më e shpejt…Padyshim se është i rëndësishëm për shkak se një shërbim shëndetësor mund të kompleket vetëm atëherë kur i kemi edhe barnat ose materialin shpenzues aty”, u shpreh Kodra.

Anëtari i komisionit parlamentar për shëndetësi, Shemsedin Dreshaj u shpreh se si komision nuk kanë pranuar asnjë informacion për punën që po e bën komisioni kyç për përditësimin e listës së barnave esenciale. Megjithatë, ai e konsideroi nevojë urgjente përditësimin e kësaj liste.

“Pa dilemë që puna për revidimin e listës së barnave esenciale është punë e madhe dhe e domosdoshme dhe duhet të bëhet në periudha të caktuara në varshmëri nga strategjia që bëhet, por kjo qeverisje strategjia për shëndetësi ka kaluar në vitin 2021 dhe jemi aktualisht pa strategji të re dhe unë nuk e di se në bazë të çfarë kritereve do të bëjnë revidimin e kësaj liste, edhe pse lista duhet urgjentisht të revidohet”, theksoi Dreshaj.

Komiteti kyç për Listës së produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuesve ka nisur punën për përditësimin e listës së barnave esenciale në fillim të tetorit të këtij viti.

Për herë të fundit përditësimi i listës së barnave esenciale ka ndodhur në vitin 2019, gjatë mandatit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajli.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...