Lista Serbe ka njoftuar se do t’i bojkotojë zgjedhjet e jashtëzakonshme për komunat veriore.
Këto zgjedhje pritet të mbahen më 23 prill.
Kjo parti me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se nuk janë plotësuar kërkesat që kanë bërë që ata të largohen nga institucionet e Kosovës.
Po ashtu thekson se nuk do të marrin pjesë në asnjë zgjedhje derisa të plotësohen kërkesat e tyre legjitime.
“Lista serbe ka bërë të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar njoftim partive të tyre politike se nga data 9 deri më 18 mars është afati i fundit për regjistrim partiak për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës”.
“Kjo e bën më se të qartë se Kosova dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përpiqen që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës, pa respektuar interesat legjitime të popullit serb, kundër vullnetit të qytetarëve”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.