Live

Lista Serbe kërkon themelim “urgjent” të Asociacionit

14:30 / 04 Prill 2023

Nga Kosova Live

Lista Serbe u takua të martën me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të dërguarin austriak Joannes Aigner dhe me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode.

Ky subjekt politik tha se temë diskutimi ishte formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Partia serbe shkroi në Facebook se Asociacioni është “nevojë urgjente”, derisa përfaqësuesit gjermanë e as ai austriak ende s’janë deklaruar për takimin.

“Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, zhvilloi biseda me bashkëpunëtorët e tij, zëvendëspresidentin Igor Simiq dhe anëtarin e kryesisë, Milan Radojevic në Mitrovicën e Kosovës me përfaqësuesit specialë për Ballkanin Perëndimor nga Gjermania, Manuel Saracin dhe atë nga Austria, Johannes Aigner, në prani të ambasadorit të RF-së gjermane në Prishtinë Jörn Rohde”, u tha në njoftim.

Pak orë pas arrestimit të një qytetari serb nën dyshimet për djegie të veturave me targa RKS në veri të Kosovës dhe për sulm ndaj Policisë së Kosovës, Lista Serbe ka kërcënuar me “kryengritje të përgjithshme” nëse i arrestuari nuk lirohet.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...