Live

Lladrovci mori pjesë në ceremoninë e Transferit të Autoritetit në Bondsteel, uron komandantin e ri, Kol Mabis

16:42 / 02 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot mori pjesë në ceremoninë e Autoritetit në Kampin Bondsteel, me ç’rast ka takuar personalitetet e larta ushtarake e politike, pjesëmarrëse në solemnitet.

Ne, me komunën tonë, kemi pasur raporte të shkëlqyera me KFOR-in, po ashtu, do të kemi raporte të tilla edhe në të ardhmen. I urojmë shërbim të suksesshëm, komandantit KOL Chris M. Mabis, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i z. Lladrovci:

Sot, mora pjesë në Ceremoninë e Transferit të Autoritetit në Bondsteel, me ç’rast, në margjina të ceremonisë takova personalitetet e larta ushtarake e politike pjesëmarrëse në këtë solemnitet.

Ne, me komunën tonë, kemi pasur raporte të shkëlqyera me KFOR-in, po ashtu, do të kemi raporte të tilla edhe në të ardhmen. I urojmë shërbim të suksesshëm, komandantit KOL Chris M. Mabis.

KFOR-i me misionin e vet, ka dëshmuar se është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, duke siguruar paqen dhe sigurinë në Republikën e Kosovës!

Shpërndaje në

U Kopjua