PRISHTINË | 23 DHJ 2019 | Nga KosovaLive
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në 30 vjetorin e kësaj partie.
“Në këtë përvjetor solemn, në shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së, Ju uroj me dëshirat më të mira për realizimin e synimeve të proklamuara themeltare, të cilat sot derivojnë në angazhimin për shtetndërtim, sundim të ligjit dhe mirëqenie për qytetarët e Republikës së Kosovës “- tha Lladrovci.