Pas një barazimi e dy humbjeve, Llapi është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, llapjanët shënuan fitore bindëse ndaj Dritës,
Ndeshja e zhvilluar këtë të diel në stadiumin “Zahir Pajaziti” përfundoi me rezultatin 4:1. Të gjitha golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e parë.
Drilon Fazliu (9’), Bianor Neto (26’), Kushtrim Shabani (38’) dhe Francisko Rivera (43’) shënuan golat e fitores për vendasit.
Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Marko Simonovski (17’).
Llapi pas kësaj fitore ka 16 pikë dhe renditet i gjashti në tabelë, kurse Drita mbetet lidere me 30 pikë