Live

Londër: Rruga e ambasadës ruse ngjyroset me flamurin ukrainas

19:26 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Katër persona janë arrestuar pasi protestuesit lyen rrugën jashtë ambasadës ruse në Londër me ngjyrat e flamurit ukrainas, shkruan BBC.

“Led By Donkeys” mbuluan rrugën te Pallati Kensington me bojë të verdhë dhe blu, përpara përvjetorit të parë të luftës në Ukrainë.

Grupi tha se donte t’i kujtonte presidentit të Rusisë “të drejtën për vetë-përcaktim” të Ukrainës.

Policia tha se tre burra dhe një grua kanë mbetur në paraburgim.

“Led By Donkeys”, që filloi më 2018 si një grup kundër Brexit, tha se kishte derdhur 170 litra bojë të verdhë në karrexhatën drejt lindjes dhe një sasi të ngjashme bojë blu në anën perëndimore, me trafikun kalimtar që më pas shpërndau ngjyrat përgjatë rrugës.

Duke shpjeguar protestën në një postim në Twitter, grupi tha: “Nesër është përvjetori i parë i pushtimit imperialist të Putinit në Ukrainë, një shtet të pavarur dhe një popull me çdo të drejtë për vetëvendosje.

Ekzistenca e një flamuri masiv ukrainas jashtë ambasadës së tij në Londër do të shërbejë për t’i kujtuar atij këtë.

Bëhet e ditur se katër personat ishin arrestuar nën dyshimin për dëmtim kriminal dhe pengim të autostradës dhe ishin të gjithë në paraburgim.

Shpërndaje në

U Kopjua