Live

Lufta në Ukrainë, një rus fshihet nga thirrja e Putinit për t’iu bashkuar ushtrisë

08:23 / 22 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi se do të ketë një mobilizim të pjesshëm të burrave rusë në shtator të vitit të kaluar, Adam Kalinin, nuk është emër i vërtetë, iu deshën një javë për të vendosur se gjëja më e mirë që mund të bënte ishte të shkonte në pyll.

Specialisti i IT-së ishte kundër luftës që në fillim, duke marrë një gjobë dhe duke kaluar dy javë në paraburgim për ngjitjen e një posteri që thoshte “Jo luftës” në murin e ndërtesës  së tij.

Kështu, kur Rusia tha se do t’i thërriste 300,000 burra për të ndihmuar në ndryshimin e gjërave në luftën që po e humbiste, Kalinin nuk deshi të rrezikonte që të dërgohej në vijën e parë të frontit për të vrarë ukrainas.

Por, ndryshe nga qindra mijëra të tjerë, ai nuk donte të largohej nga vendi. Tre gjëra e mbajtën atë në Rusi: miqtë, kufizimet financiare dhe shqetësimi për të braktisur atë që di.

“Largimi do të ishte një hap i vështirë jashtë zonës sime të rehatisë”, tha Kalinin, i cili është rreth të tridhjetave.

“As këtu nuk është aspak komode, por megjithatë, psikologjikisht, do të ishte vërtet e vështirë të largohesha”.

Dhe kështu ai ndërmori hapin e pazakontë, duke i thënë lamtumirën gruas së tij dhe u nis drejt pyllit, ku jeton në një tendë prej afro katër muajsh, shkruan BBC.

Shpërndaje në

U Kopjua