Live

“Lufta për pushtet ishte e ashpër, mendohej se Thaçi po ta përfundonte projektin e kufinjëve do të ishte i pamposhtur politikisht”

00:00 / 05 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Në një intervistë, Murati vlerësoi se koha kur Thaçi e bëri projektin për kufinjë ishte një luftë për pushtet duke i quajtur politikanët në atë kohë shkurtpamës.

“Ajo kohë ishte luftë për pushtet. Patjetër ata janë shkurtpamës, dhe sidomos një frikë e jashtëzakonshme, Hashim Thaqit nuk mund t ia mohosh se ai është në histori se ka qenë pjesë e rëndësishme e luftës, e pavarësisë”, tha Valon Murati.

Ndërsa, Gani Geci për KosovaLive.net kishte thënë se Hashim Thaçi nuk ka luftuar por është profiter i pasluftës, e për këtë çështje foli edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim.

“Ato janë raporte të tyre të bazuara në inat, zotit Thacit nuk mund t’iu mohohen aktivitetet, mund t’i kontenstohen qendrimet politike por jo aktiviteti”, tha ai.

Tutje, Valon Murati analizoi se nëse, ish-presidenti, Hashim Thaçi do të përfundonte këtë projekt ai do të ishte i pamposhtur politikisht.

“Lufta për pushtet ishte shumë e ashpër sepse mendohej se Zoti Thaçi duke e përfundu këtë projekt do të ishte i pamposhtur politikisht ky ishtë një, ndërsa pjesa e dytë ishte se ky mund të përfundonte me një union Kosovë-Shqipëri, kjo ishte pjesa e dytë e projektit”./KosovaLive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...