Këngëtarit të njohur Luiz Ejlli i është dhënë mundësia e hapjes së kutisë së pendores në spektaklin e së shtunës në Big Brother VIP Albania.
Ai mori si lajm të mirë mundësinë për të takuar dy prej miqve të tij më të ngushtë, gjersa bashkë me të mirën erdhi edhe një e keqe.
E keqja ishte mundësia për të çuar tre banorë direkt në televotim, ku ai me dëshirën më të madhe zgjodhi: Oltën, Armaldon dhe Kristin.
Të tre këta të fundit janë konkurrentë shumë të fortë dhe që kanë hyrë që nga fillimi, gjersa Olta dhe Armaldo janë shquar si dy prej rivalëve të tij më të mëdhenj me të cilët ka pasur debate të shumta.
Njëri prej tyre do të largohet në spektaklin e së martës.
Ky benefit i hapjes së kutisë së pendores iu dha Luizit si fitues i garës së ‘Danging with Big Brother’ bashkë me Deamishelin.