Romelu Lukaku duket se nuk do të mund të luajë në fillim të Botërorit në Katar pasi që ylli i Interit ende nuk është rikuperuar nga lëndimi i muskulit në kofshë.
Sulmuesi 29 vjeçar belg është jashtë fushave që nga ndeshja e tretë e sezonit me një problem, i cili e la atë jashtë 11 ndeshje të Serie A për Interin. Lukaku ka qenë në kërkim të rikuperimit në kohë për Botëror por rikthimi i tij i ka vonuar gjërat.
Raportet e shtypit belg që transmetohen nga Calciomercato.com kanë dhënë detale ku thonë se ai pritet të mungojë në dy ndeshjet e para të Botërorit, kundër Kanadasë më 23 nëntor dhe Marokut më 27 nëntor, për shkak të lëndimit të tij në kofshë.
Ylli i Interit ende nuk është kthyer në stërvitje të plota me skuadrën dhe është duke punuar në palestër.
Roberto Martinez nuk dëshiron që të rrezikojë me gjendjen e paqëndrueshme të Lukakusë, kështu që ai shpreson që ai të rikuperohet për ndeshjen e fundit në grupe më 1 dhjetor.