Live

Lumir Abdixhiku shpërndan momente nga festa për përvjetorin e pavarësisë së Amerikës

12:21 / 05 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka shprëndarë momente nga organizimi i “Festave të Korrikut”.

Abdixhiku shkroi se edhe në këtë edicion të tretë të mbajtur në rrugën “ 2 Korriku”, kanë festuar datën e Deklaratës të Kushtetuese të 1990-ës, sikurse dhe Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa tregon që këtë ditë e shënuan me përformancë të Alban Nimani, e shumë këngeve të tjera ku sipas tij e definojnë identitetin e Prishtinës.

“Shënuam këtë ditë, në performancën e shkelqyer të Alban Nimanit dhe ‘Asgjë Sikur Dielli’, nëpërmjet rikthimit të këngëve që kanë definuar vet identitetin e Prishtinës dhe së këndejmi secilit prej nesh. Prishtina kur është e tillë është e vërtetë; prandaj dhe në vibe-in që jep bëhet e veçantë. Mbrëmë ishte e veçantë!”- shkruan Abdixhiku.

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Lajme