Live

Lushaku-Sadriu: Gratë e LDK-së luajtën rol vendimtar për jetësimin e vizionit për liri

13:32 / 24 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Për nder të 33-vejtorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Forumi i Gruas së LDK-së ka organizuar një tryezë diskutimi për Gratë në LDK ndër vite.

Kryetarja e këtij forumi, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se përmes rrëfimeve personale të disa aktivisteve kanë kujtuar momentet historike të kësaj parti.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se gratë e LDK-së kanë luajtur rol vendimtar për jetësimin e vizionit për liri.

Me rastin e kremtimit të përvjetorit të 33-të të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Forumi i Gruas së LDK-së organizoi një tryezë diskutimi për Gratë në LDK ndër vite. Përmes rrëfimeve personale të znj. Mevlyde Saraçi, znj. Sanije Aliaj, znj. Besa Gaxherri dhe znj. Lirije Kajtazi kujtuam momente historike në të cilat gratë e LDK-së luajtën rol vendimtar për jetësimin e vizionit për liri, pavarësi dhe demokraci i nisur nga Presidenti Ibrahim Rugova. Arritjet e tyre do të mbeten gurthemel për avansimin e rolit të gruas në LDK dhe në Kosovë”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

Shpërndaje në

U Kopjua