Veprimtari i çështje kombëtare, Uk Lushi, ka akuzuar Oliver Ivanoviqin dhe Rada Trajkoviqin se kanë përkrahur regjimin e Millosheviqit.
Ai ka thënë se të dy këta politikanë serbë kanë vepra anti-shqiptare.
Lushi ka kërkuar nga aktivistët e VV-së që reagojnë ndaj glorifikimeve që Kurti ia ka bërë ish-politikanit serb, që dyshohet se ka kryer krime ndaj shqiptarëve.
“Oliver Ivanović dhe Rada Trajković janë dy serbë që kanë përkrahur regjimin fashist të Slobodan Miloševićit. Për më keq të dy kanë bërë vepra antishqiptare. Lideri i VV-së, pra VV-ja, dje himnizoi të parin dhe po bashkëpunon me të dytën. Unë kam dyshime të thella që Trajković edhe sot e kësaj dite është në lidhje me shërbimet e shtetit të Serbisë, pavarësisht ndërrimit të gëzofit. Ku është anëtarësia e VV-së që ka qepur gojën? Ku janë alamet intelektualët dhe profesorët e VV-së që nuk guxojnë t’i thonë liderit asnjë fjalë për kësi gabimesh të rënda joparimore?! Pse po tuteni të jeni parimorë e vetëvendosës?!”, ka shkruar Lushi.