Live

Lushi: Kurti duhet të distancohet publikisht nga sulmet fashiste që po i bëhen deputetes Musliu

16:05 / 04 Mars 2023

Nga Kosova Live

Veprimtari Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në SHBA-së, ka dënuar sulmet e përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj deputetes Ganimete Musliu.

Lushi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se këto sulme primitive tregojnë se Drenica dhe gruaja shqiptare vazhdojnë të jenë epiqendrat e patriotizmit shqiptar.

“Sulmet falangiste, primitive dhe fashiste ndaj një gruaje të Drenicës tregojnë që Drenica dhe gruaja shqiptare vazhdojnë të jenë epiqendrat e patriotizmit shqiptar të paepur. Fatkeqësisht ndër shqiptarë ka grupacione të cilëve u pengojnê Drenica dhe liria e gruas shqiptare, por këta shqiptarë janë specie që do të zhduken me kalimin e kohës. Fashizmi gjithmonë humb. Albin Kurti duhet të distancohet publikisht nga falangistët dhe te thotë qartësisht se nuk përfaqëson fashistët!”, ka shkruar Lushi.

Shpërndaje në

U Kopjua