Live

Lushi: VV-ja ka keqpërdorur familjen Dehari, ka dorë në zhdukjen e provave për Astritin

16:48 / 09 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Veprimtari Uk Lushi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e keqpërdor familjen Dehari.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në mënyrë indirekte kjo parti ka pasë dorë në vdekjen e dy djemve të kësaj familje.

Sipas tij, tani LV-ja ka dorë në zhdukjen e provave për rastin e Astritit.

Më vjen shumë keq për familjen e nderuar Dehari. VV e ka keqpërdorur dhe po vazhdon ta keqtrajtojë këtë familje. Siç ja keqpërdoroi djemtë. VV, ndoshta edhe direkt, indirekt gjithësesi, ka pasë dorë në vdekjet e tyre dhe ka dorë në zhdukjen e provave për rastin e Astritit. Dhe sot ndërsa janë në pushtet VV duket që po ia japin edhe gozhdën e fundit tragjedisë së familjes Dehari duke humbur mostrat dhe provat për rastin e Astritit. Ministrja e padijshme Haxhiu, e cila e fshikullon kamxhkikun për dorëheqje gati për çdo njeri që është në pozitë shtetërore, sa herë ka krime apo dështime, duhet pa asnjë mëdyshje të japë dorëheqje menjëherë, nëse ka vetëm një gram nder dhe ndjeshmëri për familjen Dehari. Kjo është më e pakta që VV dhe pushteti duhet të bëjnë për familjen Dehari dhe sidomos vajzën e Astritit”, ka shkruar Lushi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...