Të fortit të PDK-së, Sami Lushtaku dhe Hajdar Beqaj po vazhdojnë të zhvillojnë takime me kryetarin e NISMA-së, Fatmir Limaj.
Në një foto të siguruar nga të publikuar nga Bujar Cakolli, figurat e PDK-së shihen në një lokal të Prishtinës.
Kujtojmë se takime të ngjashme janë zhvilluar edhe ditëve të kaluara.
Zyrtarë të ndryshëm të partisë opozitare kanë shprehur gatishmërinë që Limaj të kthehet “në shtëpinë e vjetër”.
Por jo edhe kryetari i saj, Memli Krasniqi që tha se “as Limaj nuk është i interesuar të kthehet dhe as ne nuk jemi të interesuar të kthehet”.