Live

Lushtaku: Sovrani vendosi kështu, por PDK do të kthehet më e fortë

16:40 / 07 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, Sami Lushtaku, ka thënë se zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit nuk kanë dhënë rezultatet që ai e ka pritur.

Ai ka shtuar se atëherë kur sovrani vendos ndryshe, politikanët duhet plotësisht ta respektojnë vullnetin e tij,shkuan Gazeta Express .

“Dua të falënderoj qytetarët e Drenicës për mbështetjen masive plebishitare për PDK-në edhe në këto zgjedhje. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të fituar zgjedhjet në nivel vendi. Tashmë, duhet të shikojmë nga vetja, për të përmirësuar gabimet tona, për t’u reformuar e konsoliduar, më qëllim që PDK të kthehet edhe më e fuqishme sasa ka qenë në të kaluarën”.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve, anëtarëve të partisë, vullnetarëve, shtabit zgjedhor, komisionarëve e vëzhguesve, për punën dhe angazhimin e madh që kanë treguar që PDK të dalë fituese bindëse në Skenderaj dhe Drenicë”.

Shpërndaje në

U Kopjua