Live

Macron uron Kosovën për Pavarësi: Mund të llogarisni në përkrahjen e Francës

19:06 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Francës Emanuel Macron , e ka uruar homologen e tij kosovare Vjosa Osmani, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.

Macron tha se vendi ynë mund të llogarisë në përkrahjen e Francës në forcimin e sundimit të ligjit dhe integrimin evropian.

“Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas”, tha Macron

Urimin e plotë të presidentit Macron mund ta gjeni KËTU

Shpërndaje në

U Kopjua