Live

Mahmuti kërkon të mos citohet përkthimi zyrtar i ekspertizës për vdekjen e Deharit

16:06 / 16 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Bardhyl Mahmuti ka vazhduar ta çojë përpara versionin e Partisë, të Tomë Gashit dhe Familjes Dehari se Astriti u vra në burgun e Prizrenit në nëntor të vitit 2016.

Në tekstin më të ri, publicisti nga Maqedonia që jeton në Zvicër ka dhënë urdhër mediave që të mos citohen konkluzionet e përkthyera të ekspertizës zvicerane në të cilën kërkohen hetime të reja nëse dikush tjetër është i përfshirë në vdekjen e Astrit Deharit. Në dokumentin e mjekëve zviceran shkruan se është pak e mundshme që 26 vjeçari të ketë vrarë vetën por s’e nuk e përjashtojnë krejtësisht as vetëvrasjen.

Mahmuti pretendon se konkluzionet e Lozanës nuk janë përthyer si duhet.

“Konkluzionet e përkthyera me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë të shtrembëruara dhe nuk duhet të citohen nga askush”, ka urdhëruar Mahmuti në një shkrim të gjatë të publikuar në Fb.

Publicisti Mahmuti është ankuar se mediat s’po e citojnë përkthimin e tij por të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Në përkthimin zyrtar shkruan se duhet të hetohet nëse dikush është i përfshirë në vdekjen e Deharit, ndërsa, Mahmuti e interpreton raportin e ekspertëve ligjorë se një person tjetër ishte prezentë kur vdiq anëtari i Vetëvendosjes.

Rasti i Astrit Deharit u rikthye në publik pas ekspertizës së ardhur nga Zvicra në të cilën thuhet se bazuar në prova është pak e mundshme që Astrit Dehari të ketë bërë vetëvrasje. Kërkohet të bëhet një hetim i ri për të shikuar edhe pista tjera përfshirë edhe përfshirjen e ndonjë personi të tretë në këtë ngjarje.

Raporti i ardhur nga Zvicra nuk konstaton askund se Astrit Dehari është vrarë, s’tregon nga kush është vrarë dhe as si është vrarë, por kërkon që edhe kjo pistë të hetohet për të zbardhur krejtësisht të vërtetën.

“Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë E180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. Dehari Astrit. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasje e z. Dehari Astrit përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”, thuhet në konkluzionin e Ekspertizës së ardhur nga Zvicra.

Avokati dhe Familja e Deharit e kanë interpretuar ekspertizën duke thënë se ajo vërteton se Astriti është  vrarë.

Astrit Dehari ishte arrestuar fillimisht si i dyshuar për sulm terrorist mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Vetëvendosjes. Ka vdekur dy muaj pasi ishte arrestuar derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit. Në shkallën e parë anëtarët e VV’së ishin dënuar për sulmin terrorist por lënda është kthyer në rigjykim pas vendimit të shkallës së dytë. Data e rifillimit të procesit gjyqësor ende s’është caktuar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...