Politologu Agon Maliqi ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të gjenden në pozita të vështira pasi ka gjasa që çdo dokument që do ta pranojnë liderët e shtetit të Kosovës dhe Serbisë do të jetë i detyrueshëm për t’u zbatuar dhe pa mundësi refuzimi.
Maliqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkuar se si rezultat i kësaj, qeveria do të përballet me një siklet në arsyetimin e pasojave të pikave të pranuara në marrëveshjen e Ohrit.
“E mira e jonë është se neve s’na nin për vota – ashtu kështu populli na ka inati, bile të bâhemi “tradhëtarë” taman “me potpis”. Edhe e kryjna këtë punë për juve, edhe mandej krejt spektri politik dilni luana faqebardhë në librat e historisë, me mundësinë për me thanë qysh me juve kjo punë ish kry ndryshe! S’ka përse”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Po flitet që tash e tutje prej ndërmjetësuesve drejt Prishtinës dhe Beogradit veç kanë me ardh dokumente në stilin “pranoje ose pranoje”. Pushteti ka me qenë në siklet me u arsyetu për pasojat e gjërave që i ka pranu me marrëveshjen e së shtunes, apo prej pasojave të acarimit me aleatët nëse refuzon. Ndërsa opozita, prej tutes mos nuk po duket mjaftueshën e sertë, ka zero interes me ia lehtësu qeverisë këtë siklet me vota apo qeveri teknike/të gjërë. Për këtë arsye nga disa kolegë po dëgjoj propozime që ideja më e mirë është që shtetin nja disa muaj me na e lanë me qira neve të shoqërisë civile për nji mini mandat kamikaz. Deri në fund të verës, taman edhe pushoni pak. E mira e jonë është se neve s’na nin për vota – ashtu kështu populli na ka inati, bile të bâhemi “tradhëtarë” taman “me potpis”. Edhe e kryjna këtë punë për juve, edhe mandej krejt spektri politik dilni luana faqebardhë në librat e historisë, me mundësinë për me thanë qysh me juve kjo punë ish kry ndryshe! S’ka përse.