Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, afarist dhe anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Afarizmit, Hamdi Malushaj.
Malushaj ka diskutuar çështje të ndryshme të zhvillimeve ekonomike në Kosovë. Theksoi se gjithmonë ka qenë kritukues në ngadalësimin e qasjes të zhvillimit ekonomik. Tutje ai tha se ne si shtet kemi pasur fatin e keq ne administratë.
“Nuk e shoh krejt problemin e qeverive. Qeveritë janë mandatore, kanë mandate. Mirëpo e kemi ndërtuar administratën e shtetit më së keq qysh ka mundur me u ndërtu. Është ushtria e zhvillimit ekonmik. ka qenë se pagat e vogla, mirëpo i maruam shtëpijat e mëdha. Nuk u ndërtua koncepti me qenë i dinjitetshëm në vendin punës, por më ndërtu si basin e bores me ja bashkëngjitë tjerat pare, e paga me qenë aproksimative me përfitimet në vendin e punës”, tha ai.