Live

Malushaj: Termocentrali ‘Kosova e re’ ka 7 milion euro investime kot

22:22 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, afarist dhe anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Afarizmit, Hamdi Malushaj.

Malushaj ka diskutuar çështje të ndryshme të zhvillimeve ekonomike në Kosovë. Ai tha se janë 7 milion euro investime të gjithëanshme që mos të behet projekti Bilfingerit. Ka qenë projekt me profitabil në Evropë.

“Qeveria e dinë nëse i hynë analistat janë 7 milion euro investime të gjithëanshme për mos me u bë ai projekt. Diku 7 milion euro është grupi i ministrave, zyra e termoncentralit Kosova e re, aktivitete lobime mos me ndodhë . Në takimet bilateral me ministra, eksperta, inxhienera se nëse bëhet është pengesë për temoncetralin Kosova e re e humbi. Kosova e re i ka diku  7 milion euro investime koti, udhëtime çka nuk ka, mashtrime. Nëse ka bilanc kjo është e vërteta, për një punë që nuk është bë janë hargju mjete ndërsa për një punë që ka mund me u bë janë hargju mos më u bë”, përfundoi ai.  

Shpërndaje në

U Kopjua