Live

Malushaj: Unë kam dinjitet nuk jam deputet

23:08 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, afarist dhe anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Afarizmit, Hamdi Malushaj.

Malushaj ka diskutuar çështje të ndryshme të zhvillimeve ekonomike në Kosovë. Ai tha se kryeminstër nuk do dëshironte të ishte, por nëse do ishte do kishte guximin të marrë vendime sidomos në sektorin e energjisë.

Tutje theksoi se kishte një rast kur ka kundërshtuar në parlamentin e Kosovës duke thënë se unë nuk jam deputet dhe se kam dinjitet.

“Në fillim të viteve 2000 e kam pa atë pjesën e pamundësisë së veprimit ja i ndegjushëm ja nuk je. Në parlamentin e Kosovës më kanë bërë shumë përshtypje zhvillimet, një rast pata kundërshtuar diçka, thash unë kam dinjitet nuk jam deputet se e thamë fjalën time, nuk marrë vendime dhe nuk e ngrij dorën kot i pabindur me përkrah ide të kota destruktive sepse kokan rrymat politike dhe shefi po mendon ndryshe. Ki shumë vendime pa bindje të deputetëve vec se ngrisin dorën”, përfundoi Malushaj.

Shpërndaje në

U Kopjua