Maqedonia mund ta marr datën për çeljen e negociatave me BE-në, Shqipëria jo
Ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Eduard Kukan, ka deklaruar se gjatë muajit tetor të këtij viti Maqedonia e Veriut mund ta marrë një datë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërkohë që shanset janë të pakta që kjo të ndodhë edhe për Shqipërinë.
Në një intervistë të dhënë për “Slovak Foreign Policy Association”, Kukan është shprehur se duke qenë se shqiptarët nuk mund të arrijnë kompromise kjo e bën jorealiste premisën e hapjes së bisedimeve Tiranë-Bruksel.
“Shqiptarët duhet të zbatojnë një reformë të madhe në drejtësi,opozita të mos e bojkotojë Parlamentin dhe mbi të gjitha, shqiptarët duhet të gjejnë kompromise mes tyre”, ka vërejtur ish-anëtari i Parlamentit Evropian dhe ish-kryediplomati sllovak, Eduard Kukan.