Ka nisur marshi për Astrit Deharin në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë me moton “Një popull për drejtësi”.
Familjarë, miq e qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Prishtinë për t’u bërë pjesë e këtij marshi.
Të pranishëm në këtë marsh janë edhe figura të shumta politike nga Kosova dhe vendet e rajonit.
Sot bëhen tri vjet kur Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta deri më sot.