Live

Marshohet për Astrit Deharin me moton “Një popull për drejtësi”

13:27 / 05 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Ka nisur marshi për Astrit Deharin në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë me moton “Një popull për drejtësi”.

Familjarë, miq e qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Prishtinë për t’u bërë pjesë e këtij marshi.

Të pranishëm në këtë marsh janë edhe figura të shumta politike nga Kosova dhe vendet e rajonit.

Sot bëhen tri vjet kur Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta deri më sot.

Shpërndaje në

U Kopjua