Live

“Marshojmë për Drejtësi”, Limaj merr pjesë në marshin e 2 prillit

16:25 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka konfirmuar për IndeksOnline se do të marrë pjesë në aktivitetin “Marshojmë për Drejtësi”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.

Ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate e mbështet këtë aktivitet.

Ky aktivitet që do të mbahet këtë të diel, organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që janë në Hagë.

Kujtojmë se gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të fillojë më 3 prill.

Kështu pati konfirmuar kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim që nga muaji nëntor i vitit 2020.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...