Live

“Marshojmë s’festojmë” | Më 8 mars organizohet protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

19:56 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Sikurse çdo vit, edhe këtë 8 mars organizohet në Prishtinë protestë për liritë dhe të drejtat e grave, nën moton “Marshojmë s’festojmë për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave”.

Kjo protestë organizohet në Prishtinë me datë 8 mars nga ora 09:40 ku protestohet para Pallatit të Drejtësisë në Hajvali dhe tek Qeveria e Kosovës.

Protesta e këtij viti ka për qëllim denoncimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave duke filluar nga organizimi i gjinizuar i punës dhe feminizimi i varfërisë, dhunës seksuale, psikologjike e fizike e deri tek dhuna e institucionalizuar e cila vazhdon t’i shtypë gratë në mënyrë asimetrike duke i shndërruar në subjekte më të cenueshme dhe më të varfëra.

“Ky rend i dhunshëm nuk është gjendje natyrore, ai është proces politik dhe sistemik dhe ne mund ta rrëzojmë atë veç me mjete politike e organizim. Duke marrë shpresë e forcë nga historia e rezistencave të grave, ne organizohemi prapë, e denoncojmë dhunën dhe thërrasim në një angazhim kolektiv që çon në transformim radikal të shoqërisë dhe çlirim nga çfarëdo dhune e cila krijon shtypje, shfrytëzim e ndasi. Organizohemi për ta imagjinuar një të ardhme ku secila e secili është i lirë nga dhuna dhe ku barazia e drejtësia janë bazat e organizimit politik, ekonomik e shoqëror”, – thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...