Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria po krenohet me teprimin nga buxheti në fund të vitit 2022, pasi e kanë “qepur thesin e shqyer”.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët, pasi për serbët në veri e hapën thesin, ku i dhanë 98 milionë euro për energjinë.
“Mashtruesit kanë emër”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Krenohen se u teproi buxheti në fund të vitit 2022, sepse “e kanë qepur thesin e shqyer”. Por “qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët. E për serbët në veri e hapën thesin — 98 mil euro paguan për ta për energjinë.
Mashtruesit kanë emër!