Live

Matoshi: Askush në Ohër nuk ka ofruar për të nënshkruar asnjë letër

21:45 / 21 Mars 2023

Nga Kosova Live

Analisti, Halil Matoshi, ka folur në lidhje me marrëveshjen e arritur në Ohër me 18 mars nga kryeminsitri Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta Blic.

Matoshi ka thënë se nga informacionet që ai ka, askush nuk i ka ofruar askujt për të nënshkruar.

“Ju e dini që Albin kurti ka kalu neper fazen revulucionare dhe atë të një aktivisti, kundër korrupsionit, Zajednices. Tani eshte vetëm një politikan i jashtëzakonshëm i cili është i mandatu te marrë vendime për Kosovën”

“Si ka ofru askush askujt nenshkrim, 100% jam i sigurt, edhe unë i kam burimet e mia. Askush nuk i ka ofru askujt per nenshkrim kurrfarë letre. Kurti e ka një shumicë të madhe në Kuvendin e Kosovës, e ka në thelb edhe mbështetjen e opozitës. Miqtë tanë kësaj here na thanë se njohja shtyhet për një herë tjetër, por nuk është hequr. Serbia e ka formalizu jo njohjen e Kosovës de juro” tha Matoshi në Politiko raporton Gazeta Blic.

Shpërndaje në

U Kopjua