Analisti politik Halil Matoshi ka thënë se ceremonia e nënshkrimit të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian ishte një kopjim.
Matoshi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se liderët institucionalë këtë akt e kanë kopjuar nga ceremonia e aplikimit të Ukrainës për anëtarësim në BE.
“Çdo gjâëkopje false, e zvetnueme dhe mashtruese…Udhëheqja e Kosovës tu e imituar keq aktin e aplikimit për BE të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, së bashku me Kryeministrin dhe Kryetarin e Parlamentit, më 28 shkurt, 2022”, ka shkruar Matoshi.
Postimi i plotë i Matoshit, pa ndërhyrje:
Çdo gjâ kopje false, e zvetnueme dhe mashtruese…
Udhëheqja e Kosovës tue imitu keq aktin e aplikimit për BE të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, sëbashku me Kryeministrin dhe Kryetarin e Parlamentit, më 28 shkurt, 2022.