Opinionisti Halil Matoshi, ka përkujtuar 25 vjetorin e rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij.
Matoshi në Facebook ka shkruar se rënia e familjes së Jasharëve është “vepër arti”.
Postimi i plotë:
Shpallja. Pesë marsi. Ata ishin ngjarje!
(Dita e parë në Prekaz)
Nëse liria e ka dimensionin e vet etik. Duhet me e mbrojtë me jetë.
Dhe nëse liria e ka edhe dimensionin e vet estetik.
Duhet me e mbrojtë me vdekje!
“Shihni sa thmitë i kemi ktu. S’kemi ku i qojmë as kah shkojmë s’kemi
e s’luejm veni…”
Thotë Hamzë Jashari
Kur njaj diell qe shndrit e nuk nxe
Shtynë retë përmi Kosovë
Ata i buzëqeshen
Ashtin strall
Udhën me ndriçue – me i marr n’gji fmijtë – me i nxe me hukamë
Ngjizin ni kângë me gjak e vorre
E masanej presin me ardhë si brumi n’magje
Râmja e tyne vepër arti!