Live

Matoshi: Stop “milicisë së moralit” të Vetëvendosjes nëpër komuna

14:10 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Analisti Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj vendimit për shkurtim të orarit që kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka marrë për punonjësit e komunës të cilët po agjërojnë.

Matoshi ka bërë thirrje që të ndalohet siç thotë ai “milicia e moralit” të Vetëvendosjes.

Ai madje ka treguar se si edhe ligjërisht mund të ndalohet një veprim i tillë. Përmend MAPL-në e Avokatin e Popullit.

Kryetari i Gjilanit shpërblen agjëruesit: I lejon të punojnë një orë më pak

Reagimi i plotë:

Stop “milicisë së moralit” të Vetëvendosjes nëpër komuna!

Ndal sot!

Po më shkruejnë dheta qytetarë se vendime të tilla kundërkushtetuese për shkurtimin e orarit të punës nē administratën komunale, me arsyetim Ramazanin, pos Gjilanit janë nënshkru edhe në disa komuna tjera?
Si të sfidohet?

Nëse nuk reagon vet Ministria e Pushtetit Lokal sipas Ligjit e në mbrojtje të kushtetutshmënisë, vendimet e tilla për shkelje të parimit të laicitetit të shtetit mund të sfidohet edhe nga Avokati i popullit, Neni 133 dhe 135 i Kushtetutës dhe Neni 9, 9.2.4; 9.2.5 të Ligjit kundēr diskriminimit; asambleistat sipas Statutit të Komunës dhe (zyrtarët e administratës) vendimi munet me u kontestu ne Ministri të Pushtetit Lokal për kontroll të ligjshmënisë, kurse nga qytetarët për shkelje të Ligjit kundër diskriminimit; Nenet 1, 2, 4. 4.1 de 4.2.

Shefi i tij bezdisë besimtarët me raki në Ramazan, Hyseni shpërblen agjëruesit

P.S.

Ritheksoj se mbrojtja e parimit të laicitetit të shtetit (Neni 8 i Kushtetutës) nuk e mohon të drejtën e besimit që garantohet me Kushtetutë (Nenet 38 dhe 39) dhe nuk âsht kundër besimtarëve, por në thelb i mbron ata nga arbitrariteti i pushtetit dhe manipulimi me sfond politik.

Shpërndaje në

U Kopjua