Opinionisti Halil Matoshi, ka thënë se me përcaktimin e vlerës së koeficientit prej 105 eurove, Vetëvendosjes po shkatërron klasën e mesme dhe po barazon në fukarallëk.
Matoshi ka thënë se Ligji i Pagave është barazi në mjerim.
Përndryshe përcaktimi i koeficientit ka nxitur reagime të shumta dhe pakënaqësi tek punëtorët e sektorit publik.
Reagimi i Matoshit:
Ligji i pagave / barazi në mjerim
Keni kërku – shikoni
…e vueni!
1.
Me koeficientin 105 € Lëvizja Vetëvendosje e arrinë objektivin e saj, shkatrrimin e klasës së mesme dhe barazinë në fukarallëk!
Me shkatrrimin e atyne që e mbajnë shtetin në kâmbë, ulët rezistenca. Mbetët turma.
2.
Kthim tek proletariati!
Enverizmi stalinist nuk kishte brina!
Kishte nji egomaniak!