Gazeta e përditshme “Epoka e re” është themeluar më 15 dhjetor 1999, por numri i saj i parë ka dalë më 25 janar 2000.
Sot (e mërkurë) “Epoka e re” ka mbushur 23 vjet që nga numri i parë.
Në këto vite gazeta ka pasur edhe sfida, disa të rënda e disa të lehta, por deri më sot i ka kaluar të gjitha me sukses.
Themeluesi i gazetës “Epoka e Re” dhe publicisti Muhamet Mavraj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur e pas 15 viteve ka vizituar gazetën ku ishte edhe themelues i saj.
“Mbas 15 vjetësh -vizita e pare në tavolinën e punës në gazetë. Është siç e kam lënë. Gazetën ua kam dorëzuar atyre që deri atë ditë nuk kishin munguar kurrë në punë, as për pushime”, ka shkruar Mavraj.
Mavraj tregon edhe një rast të një nxënësi, Artan Mustafës i cili ishte i shtrirë për toke nga zëdhënësit brutal të policisë.
Ky është postimi i tij: