Live

Mbajti për ditë të tëra shokun e vdekur në shtëpi dhe ia hodhi trupin në përrua, lihet në burg autori

14:52 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg për 47-vjeçarin Madjel Husa i akuzuar se nuk tregoi për vdekjen e shokut të tij Elton Tahirit nga mbidoza e drogës, por e hodhi në afërsi të përroit të Limuthit, që gjendet në fshatin Bërxullë të Tiranës pasi e kishte mbajtur disa ditë në banesën e tij.

Elton Tahiri, u gjet i pajetë më 13 Shkurt pasi ka konsumuar droga të forta me shokun e tij Husa.

Në dëshminë para hetuesve 47-vjeçari Husa ka thënë se kishte frikë se mos akuzohej, ndaj e mbajti disa ditë në shtëpinë e tij dhe më pas e transportoi me makinë dhe e la në përroin e Limuthit.

Shpërndaje në

U Kopjua