Live

Mbi 1 milion euro për ndërtimin e QKMF-së në Shtime

15:54 / 15 Mars 2023

Nga Kosova Live

1 milion e 250 mijë euro është vlera e projektit për ndertimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua në mes të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarit të kësaj komune, Qemajl Aliu.

Afati i realizimit të këtij projekti është viti 2025.

“Ky projekt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës se infrastrukturës së kujdesit shëndetësor. Përmes këtij investimi do të arrihet, përmirësimin i cilësisë në shërbimet shëndetësore, përmirësimin e kushteve për personelin shëndetësor si dhe rritja e performancës së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...