Këtë vit në Republikën e Kosovës janë shitur 2.694 vetura të reja.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar për Indeksonline se numri i veturave të importuara është për periudhën janar-tetor, pra 10 muaj.
Vlera e këtyre importeve është rreth 42 milionë euro.
Kurse, siç thotë Stavileci, taksat janë rreth 8.5 milionë të arketuara.
“Gjatë periudhës janar-tetor janë importuar 2.694 vetura të reja. Vlera e tyre është rreth 42 milionë euro derisa taksat janë rreth 8.5 milionë të arketura”, u shpreh ai.
Sa i përket brendeve, kryesisht veturat e blera nga kosovarët janë ato evropiane.
“Kryesisht janë brendet evropiane me origjinë nga Gjermania, Franca Rumania etj”, thekson Stavileci