Live

Mbi 2600 vetura të reja janë shitur në Kosovë gjatë këtij viti

10:11 / 29 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Këtë vit në Republikën e Kosovës janë shitur 2.694 vetura të reja. 

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar për Indeksonline se numri i veturave të importuara është për periudhën janar-tetor, pra 10 muaj.

Vlera e këtyre importeve është rreth 42 milionë euro.

Kurse, siç thotë Stavileci, taksat janë rreth 8.5 milionë të arketuara.

“Gjatë periudhës janar-tetor janë importuar 2.694 vetura të reja. Vlera e tyre është rreth 42 milionë euro derisa taksat janë rreth 8.5 milionë të arketura”, u shpreh ai.

Sa i përket brendeve, kryesisht veturat e blera nga kosovarët janë ato evropiane.

“Kryesisht janë brendet evropiane me origjinë nga Gjermania, Franca Rumania etj”, thekson Stavileci

Shpërndaje në

U Kopjua